Albspirit

Media/News/Publishing

Holande reagon ashpër ndaj Trump: Mjaft akuzove aleatët, terrorizmin ta luftojmë bashkë!

“Shikoni çfarë po ndodh në Evropë, Parisi nuk është më i njëjtë pas sulmeve terroriste…Të gjithë kanë frikë të shkojnë atje”.

Kjo ishte deklarata e dhënë nga presidenti amerikan Donald Trump në vijim të retorikave të tij kundër emigrantëve, që sipas tij shkaktuan sulmet terroriste në Evropën që sipas tij tashmë është e pasigurt.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar homologu i tij francez Hollande.

Ai deklaroi se “terrorizmin duhet ta luftojmë të gjithë së bashku, e jo të akuzohet një shtet aleat”.

“Terrorizmin duhet ta luftojmë së bashku. Nuk është mirë të akuzohet një vend aleat. Unë nuk do ta bëjë këtë me SHBA-në, prandaj i bëj thirrje Trumpit që as ai të mos veprojë në këtë mënyrë me Francën”, u shpreh Hollande.

Please follow and like us: