Albspirit

Media/News/Publishing

Nëna e 13 fëmijëve: Jam e varur nga bebet

Një nënë nga Britania e Madhe ka 12 fëmijë dhe tashmë familjes pritet që t’i shtohet edhe një anëtari i ri.

Cheryl Prudham, 34 vjeçe thotë se i pëlqen shumë fakti i të qenit shtatzënë dhe pretendon se është e varur nga bebet. 34-vjeçarja përfiton afro 60 mijë euro në vit për familjen e saj nga autoritetet shtetërore.

Gjatë një interviste për mediat nëna ka thënë se në asnjë rast nuk ka patur shtatzënë të padëshiruar dhe të gjitha i ka bërë me vetëdije.

Tashmë ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë dhe në jetë pritet të vijë fëmija i 13. Nëna ka dëshirë që ta ndalë këtë aktivitet.

“E kam ëndërr që ta mbaj në duar një të sapolindur, në ditët e para të jetës së tij. Po ashtu më pëlqen se si ndihem kur jam shtatzënë, me të gjitha problemet dhe komplikimet nëpër të cilat duhet kaluar”, ka thënë Prudham lidhur me rastin.

Please follow and like us: