Albspirit

Media/News/Publishing

Pushteti i Papëve

Takimi në Laterano ishte vetëm epilogu i një historie shumë më të gjatë, e cila i kishte rrënjët rreth dy mijë vite më parë, kohë kur papa ishte vetëm peshkop i Romës, një prej liderëve të shumtë të një feje të persekutuar. Në kulmin e pushtetit, Papët u vetëdeklaruan “padronë të botës” dhe ata filluan luftëra në emër të Perëndisë. Sot, papati është institucioni ndërkombëtar më jetëgjatë i historisë. Prej nga buron dhe ku ka shkuar gjithë ky pushtet?

Screen Shot 2015-09-19 at 00.32.11

Ishte 11 shkurti i vitit 1929, një gjysmë ore para mesditës kur një makinë ngjyrë e zezë erdhi e u ndal përpara pallatit të Lateranos, në Romë. Dyert e veturës u hapën, dhe prej saj doli njeriu më i frikshëm i Italisë. Ishte Benito Musolini. Në pallat – zyrat qendrore të Curias romane, organi administrativ i Kishës katolike – papa Piu XI dhe funksionarët e tij më të lartë e pritën diktatorin me shtrëngime duarsh të përzemërta. Musolini donte që Vatikani të njihte zyrtarisht fashizmin. Kisha kishte qenë e qartë sa u përket objektivave të saj. Donte të rimerrte atë që kishte pasur në vitet tetëqind me bashkimin e Italisë: një shtet sovran. Ia doli. Rreth orës një, Musolini firmosi Marrëveshjen lateranense, që i jepte papës një territor të pavarur në brendësi të Romës. Në këmbim, Kisha katolike njihte si legjitime qeverinë e drejtuar nga Duçja…

Pushteti i Papëve

Please follow and like us: