Albspirit

Media/News/Publishing

Sherr në emision, aktorët kritika të forta ndaj Hervin Çulit

Një debat i ashpër është zhvilluar mes aktorit Neritan Licaj dhe drejtuesit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli  në lidhje me kushtet e Teatrit Kombëtar në emisionin “Njerëz në Fokus”.

Aktori Neritan Licaj ka vënë theksin tek kushtet dhe kryesisht tek mungesa e ngrohjes por dhe te baza ligjore.

Në një ekonomi të lirë tregu qoftë dhe arti problem kryesor është mungesa e bazës ligjore. Ka probleme siç është menaxhimi i mirë, ka një varg problemesh që shkaktohen tek institucionet. Nuk janë fushë me lule, gjithë këto problematika shkaktojnë në institucione”,-u shpreh Licaj.

Çuli ka reaguar duke thënë se nuk është problemi vetëm tek kushtet por edhe tek aktorët.

“Ka mungesë intelekti jo vetëm kushtesh. Unë kam bërë një skaner të plotë të institucionit. Ne zgjodhëm të bëjmë një institucion të ri, sepse shkonte më shumë rikonstruksioni sesa ndërtimi. Ne mbajtëm dhe godinën e re por nuk kishte kaldaja. Kur u mbajt “Opera për Tre Groshë” ishte një i ftohtë i tmerrshëm. Ne vendosim të bëjmë kaldaja. E ktheva në një studio të madhe provash dhe tani ka  kondicionim dhe mund të punohet në kushte normale, por aktorët nuk janë aty ku duhet të jenë”,-tha ndër të tjera Çuli teksa tregoi dhe rastin e një aktori i cili ngjitej në skenë i alkolizuar.

Please follow and like us: