Albspirit

Media/News/Publishing

Hetuesi i Majlinda Andreas: “Viktimat” në burg, gjyqtarja e lirë!

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Petrit Gjeçaj, ka reaguar ashpër pas debateve në seancën për gjyqtaren Majlinda Andrea, të akuzuar për korrupsion.

Gjeçajt iu kërkua që të tregonte emrin e informatorit në gjykatë për rastin në fjalë, por ai refuzoi ta bënte një gjë të tillë.

Pas kësaj, ai ka shpërthyer me akuza në rrjetet sociale, duke thënë se qytetarit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm sa të japë ryshfetin dhe të mbyllë gojën. Kjo, sipas tij, për shkak të ligjit mbi korrupsionin.

“Ka vetëm një rrugë për qytetarin, të japë ryshfetin dhe të mbyllë gojën! Ndryshimet e bëra në Kodin Penal në vitin 2004 janë një penges reale për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Neni qe cilson korrusion pasiv dhe aktiv ështe ai që ju ka dhën kurajo zyrtarve të korruptuar në Shqipëri. Eshtë vendosur një mase reale që pengon qytetarin të denoncoj. Qytetari ka vetem një mundësi të japi ryshfetin dhe të mbylli gojen. Prej muajit Korrik 2016 dergjen në burg Ilia Çabiri, Eleni Lino nga Saranda dhe Petraq Dashi nga Fieri viktima të korrupsionit, ndersa çifti Andrea që i moren parat jetojne në shtepin e tyre me mase sigurie qesharake”, shkruan ai.

Please follow and like us: