Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmohet nga hakerat peticioni online pro-Vettingut

 

Peticioni online në platformën www.shpëtovetingun.al. e hapur nga Shoqëria Civile dhe mbështetur nga kryeministri Rama dhe ministrat është hakeruar dhe për pasojë është offline.

Sot me anë të një postimi në Facebook peticionin “Pro reformës” të shoqërisë civile e ka mbështetur edhe kryeministri Rama i cili ftoi shqiptarët që të firmosnin në platformën www.shpëtovetingun.al.

“NJE KLIK PER NJE SHQIPERI ME DREJTESI. Unë jo vetëm e mbështes peticionin e tyre dhe inkurajoj çdo qytetar ta firmosë, por ju inkurajoj të gjithëve të firmosni edhe peticionin online për të bashkuar zërin tuaj me zërin e historisë së përmbysjes së sistemit të kalbur të (Pa)drejtësisë që nuk e lejon Shqipërinë të bëjë shtet.

Me një klik secili dhe secila prej jush ndihmon atdheun tonë dhe u shërben fëmijëve të këtij vendi, në këtë moment kyç të historisë sonë të përbashkët” – shkruan Rama në faqen e tij.

Por disa orë më vonë faqja është hakuar duke dalë offline.

Please follow and like us: