Albspirit

Media/News/Publishing

Trafiku i plehrave Itali-Shqipëri, reagon Agron Duka

Kreu i PAA,  Agron Duka, ka reaguar menjëherë pas lajmit të mediave italiane se një sasi e konsiderueshme mbetjesh me destinacion Maqedoninë është zhdukur në Shqiëpri.

Përmes një deklarate për shtyp, Duka thekson se ky është një lajm shqetësues për Shqipërinë.

Deklarata e Dukës

Mediat italiane denoncojnë trafikun e plehrave nga Italia në Shqipëri.

Të nderuar qytetarë, një lajm shqetësues është berë sot publik në mediat italiane. 1300 konteiner me destinacion landfilldin e Shkupit, në Maqedoni, janë zhdukur në territorin tonë. Një mijë e treqind konteinerët janë nisur nga porti kalabrez i Gioia Tauro, të mbushur me mbetje urbane dhe industriale, dhe kanë mbritur në Durrës. Sipas hetimeve të deritanishme kë to mbetje nuk kanë dalë nga territori shqiptar.

“2.604 konteiner të nisur nga porti italian i Gioia Tauro kanë mbritur në Durrës, por në pikën doganore të Qafë Thanës kanë kaluar vetëm 1140, pjesa tjetër është zhdukur” lexohet në artikull.

Hetime mbi këtë çështje janë ngritur në Itali dhe në Maqedoni. Ekzistojnë dyshime se këto plehëra janë groposur ose djegur në territorin tonë nga mafia italiane.

Si qytetarë i thjesht, si Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe si deputet i Parlamentit Shqiptar po ndaj me ju linkun e gazetë s italiane me shpresë n që kjo çështje të marrë vëmendjen e duhur.

http://www.pianetaitalianews.it/index.php/93-cronaca/209-rifiuti-connection-pista-albanese

Please follow and like us: