Albspirit

Media/News/Publishing

Hila: Kryeministri, gjuhë arrogante ndaj opozitës edhe në prag zgjedhjesh

 

I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” analisti Dritan Hila thotë se kryeministri flet me një gjuhë arrogante ndaj opozitës edhe në prag të zgjedhjeve.

HilaShpresoj që gjithçka të mbetet në kuadrin ligjor dhe këtë në dorë e ka pushteti jo ata që janë në opozitë. Shpresoj që pushteti të mos i thotë opozitës; hajdeni votoni Vettingun dhe shkoni ku dreqin të doni. Edhe me numrat e sotëm, ata përfaqësojnë 35% të popullsisë dhe nuk mund t’i drejtohesh me këtë gjuhë arrogante. Kjo lloj gjuhe karakterizon kryeministrin dhe të cilën ai nuk po e ndryshon as në prag të zgjedhjeve, ku duhet një gjuhë me përunjtur.

Ne nuk kemi një elektorat politik të rafinuar, të ndryshojë rreshtimet e veta në mënyrë masive siç ndodh në demokraci të konsoliduara. Kjo kërkon edukatën e vet.

Që do të ketë blerje, siç thuhet “vesi del me shpirtin”. Më duket pak e vështirë të ndërrosh pas 25 vitesh. Ka një lloj forcimi të njerëzve, të zotërve të ‘luftës’ në rajone të caktuara të vendit.

Please follow and like us: