Albspirit

Media/News/Publishing

Alarmi/ BE drejt ndarjes, mund të ndodhë e pamendueshmja!

Botës po i kanosen më shumë rreziqe nga Europa që nga koha e Luftës së Ftohtë, shkruan Financial Times.

Fjalimi i Jean-Claude Juncker mbi dyshimet e fatit të BE-së ishte mjaft i përshtatshëm në një situatë të tillë.

Presidenti i Komisionit Europian, zbuloi ditën e djeshme pesë skenarët e mundshëm në lidhje me fatin e BE-së deri ne 2025: “të përpiqet për t’ia dalë mbanë”, “asgjë, përveçse një tregu të vetëm”, “’ata që duan më shumë, le të bëjnë më shumë”, “’duke bërë më pak por në mënyrë më efikase”, “’duke bërë më tepër por së bashku”.

Me zgjedhjet e këtij viti në Hollandë, Bullgari, Francë, Gjermani dhe Republikën Çeke, janë të pakta për të mos thënë që nuk ka asnjë qeveri që të ketë interes mbi iniciativat ambicioze të z. Juncker. Megjithatë, këto qeveri bien dakort se botës po i kanosen më shumë rreziqe që nga përfundimi i luftës së ftohtë në 1989-91.

Strategët e politikës së jashtme në Berlin, Paris dhe kryeqytete të tjera janë duke rishqyrtuar supozimet e vjetra në lidhje me pashmangshmërinë e integrimit në BE dhe qëndrueshmërinë e aleancës së siguritë midis SHBA-së dhe Europës. Një BE super e shpejtë, që inkurajon disa vende që të integrohen më shpejt sesa disa të tjera, nuk është më në modë.

Veçanërisht mjaft tërheqëse në disa shtete të Europës Perëndimore, kjo ide ka marrë mbështetje të mërkurën nga Jean-Marc Ayrault dhe Sigmar Gabriel, ministrat e Jashtëm francez dhe gjerman. Një tjetër ide e ministrit të Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault , dhe atij gjerman, Sigmar Gabriel, ishte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, në mënyrë të tillë që Europa të bëhet një partner më i besueshëm i sigurisë amerikane.

Por përtej këtyre propozimeve relativisht të kujdesshme, disa politikëbërës dhe analistë të pavarur janë duke menduar të pamendueshmen. Një shembull i kësaj është një raport nga MacroGeo, një konsulence e kryesuar nga Carlo De Benedetti, anëtar me influencë në komunitetin e biznesit në Itali, raporton Monitor.

Raporti, “Evropa në Brexit dhe Epoka Trump: Shpërbërje dhe Rigrupim”, nxjerr disa përfundime mjaft të guximshme. Në këtë raport pohohet fakti se BE-ja në situatën aktuale ka më shumë gjasa të shpërbëhet edhe në rast se qeveritë pro-integruese si ajo e Emmanuel Macronit në Francë dhe ajo e Martin Schulz në Gjermani fitojnë zgjedhjet.

Në ciklin zjgedhor 2021-22, BE-ja mund të hyjë në pesë vitet e fundit të ekzistencës së saj “vërtetë”. Përveç goditjeve të tilla si vota a Britanisë për t’u larguar nga BE-ja, tendencat gjeopolitike afatgjata janë duke shkaktuar një dobësim mjaft të fortë të BE-së, vazhdon më tej raporti.

Në kufijtë lindore dhe jugore të Europës, sfida të shumta përfshijnë emigracionin e parregullt, shtetet në dobësim, terrorizmin, ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet ruse.

Ndërkohë, SHBA-ja po shkëputet dalëngadalë nga Europa dhe po përqëndrohet në Kinë dhe Azi.

Disa politikanë dhe analistë i druhen faktit se shpërbërja e BE-së do të nxjerrë në skenë “demonët” e rrezikshëm nacionalistë të së kaluarës, dhe një hap i tillë do të ishte shkatërrues për ekonominë e Evropës dhe stabilitetin e saj financiar.

Por zhvillime të tilla meritojnë një vëmendje më të madhe se thjesht fjalimi i z. Juncker, e mbyll artikulin Financial Times.

Please follow and like us: