Albspirit

Media/News/Publishing

Basha sulmon mediat pranë qeverisë: Nuk bëjmë pazar për zgjedhjet e lira

Gjatë fjalës në çadër pasditen e sotme, kreu i PD-së Lulzim Basha sulmoi mediat qeveritare, që sipas tij paradite kishin raportuar për tërheqje të opozitës nga kërkesa për qeveri teknike.

Ta dëgjojnë edhe këto mediat e qeverisë, se ishin ngatërruar pak paradite. Nuk ka tërheqje, nuk ka dorëzim, nuk ka pazar. Për here të parë në histori shqiptarët janë bashkuar në një lëvizje popullore për të diktuar me forcën e bashkimit zgjedhje të lira e të ndershme. Në këtë shesh nga ku po lind Republika e re demokracia e re për çdo shqiptar”, tha Basha.

Më tej kreu i opozitës është shprehur se “ne i themi “po” dialogut, vetëm me një temë: zgjedhje të lira e të ndershme.

Please follow and like us: