Albspirit

Media/News/Publishing

Bledian Koka ironizon Ramën dhe i kthen përgjigje Trump: Kur isha tek CNN u luta të mos u bëje president

Gazetari dhe spikeri i njohur Bledian Koka ironizon statusin e kryeministrit Rama në facebook i cili e falenderon Presidentin e SHBA-ve Donald Trump për mesazhin e dërguar.

Statusi në facebook: 

Edi Rama i pergjigjet Trump…
I dashur Trumpo, e lexova letren tuaj dhe gjeja e pare qe me erdhi ne mendje ishte lutja ime ne CNN ne interviste me Richard Quest “God forbid” qe ti te mos beheshe President i Amerikes. Por ja qe zoti ua mori mend amerikaneve edhe pse disa here une deklarova gjate fushates tende lart e poshte se “s’kam dëgjuar as më absurdin ndër amerikanët që është Donald Trump të sulmojë policinë e shtetit edhe vetë ai që s’ka lënë absurditete pa nxjerrë nga goja s’e sulmon Policinë e Shtetit”. Ca te thote vllai jot, ti e di qe une mendoj realisht ate qe kam thene tek Baton Haxhiu se “Donald Trump eshte nje kercenim per SHBA-ne dhe natyrisht eshte nje kercenim per marredheniet shqiptaro-amerikane”. Dhe e perseris pa ndroje ate qe kam thene tek Muc Nano se “kandidatura e Trump eshte nje turp i madh per gjithe Ameriken dhe nje pikepyetje e madhe per te gjithe njerezimin”…
p.s…letren tuaj po e perkthej personalisht, I juaji Edi”

Please follow and like us: