Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi publikon 4 amendamentet themelore/ LIBRA, inovacion i pandërprerë

Deputeti Ben Blushi ka bërë publike katër amendamentet që propozon LIBRA. Ai citon se presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Në postimin në rrjetin social, Blushi bën me dije ndër të tjera se LIBRA është inovacion i pandërprerë.

4 PROPOZIME LIBRA

Në katër muaj, LIBRA ka propozuar katër amendamente themelore:

1.President nga Populli.
2.Minimumin jetik që garanton që asnje shqiptar të mos paguhet më pak se 17.000 lekë.
3.Tavan për fushatat e partive që i kufizon shpenzimet elektorale në afro 300 mijë lekë për deputet.
4.Numërim elektronik që parashikon heqjen e numëruesve manualë dhe partiakë dhe zëvendësimin e tyre me 100 lexues optikë profesionalë.

Kjo është LIBRA. Inovacion i pandërprerë.

Please follow and like us: