Albspirit

Media/News/Publishing

Firmat e Vettingut/ Gazetarët sherr me aktivistin e “Mjaft”, Bushati: Si s’të vjen zor

Analistët Andi Bushati, Armand Shkullaku dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi debatuan ashpër sot me Aldo Merkoçin, Drejtorin e Zyrës për Marrëdhëniet me Median pranë Lëvizjes “Mjaft”, teksa i “përplasën” në fytyrë se prapa çadrave ku firmoset vettingu nuk fshihet Shoqëria Civile, në emër të së cilës ai thotë se po vepron, por kjo nismë i intereson më shumë kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Duke i kujtuar rastin e gazetarit të emisionit “Të Paekspozuarit” , i cili arriti të hidhte 10 herë firmën, madje edhe në emër të gazetarit të djathtë Fahri Balliu, Ylli Rakipi i kujtoi Merkoçit se kjo nuk është e drejtë dhe se të paktën kur mbledhin firma duhet që firmëtarët të keni një dokument identifikimi.

Ndërsa Andi Bushati e quajti Merkoçin, fasadë që po e përdorin të tjerët.
DEBATI I PLOTË:

 

Ylli Rakipi: Pse keni dalë të mashtroni njerëzit?

Aldo Merkoçi: Për çfarë po i mashtroj?

Ylli Rakipi: Po gazetari im ka votuar në emër të një gazetari tjetër…

Aldo Merkoçi: Kush është zgjidhja sipas teje…?

Ylli Rakipi: Një kartë identiteti zoti Aldo Merkoçi…

Aldo Merkoçi: Po peticioni nuk ka bazë ligjore.

Ylli Rakipi: Çfarë kërkon, çfarë kërkoni ju me këtë peticion?

Aldo Merkoçi: Ne duam të dimë, a ka mundësi të votojmë këtë reformën në drejtësi?

Ylli Rakipi: Po kur ti nuk sqaron dot 4 vetë…imagjino të tjerët.

Aldo Merkoçi: S’ju sqaroj dot se secili nga ju ka axhendën e vetë.

Ylli Rakipi: I morët 35 mijë firma dhe ja çuat parlamentit, po punoni me kryetarin e bashkisë.

Aldo Merkoçi: Ç’punë kam unë me Kryetarin e Bashkisë.

Ylli Rakipi: Po keni qënë të dy me MJAFT…

Aldo Merkoçi:
 Se kuptoj se : Se kuptoj se ku doni të dilni.

Ylli Rakipi: Ti duhet të telefonosh, të hiqen 10 firma, se i keni dërguar edhe në Parlament, tani del se edhe Balliu paska votuar pro.

Aldo Merkoçi: Po dhe mund të jetë.

Ylli Rakipi: Po jo mo, nuk firmosi ai, firmosi gazetari im.

Armand Shkullaku: Estradë, po bëni estradë.

Andi Bushati: Edhe kur e filloi Veliaj një shfaqje ishte.

Aldo Merkoçi: Asnjëri nga ju nuk del aty dhe të thotë duhet kaluar kjo reforma apo jo?

Andi Bushati: Shërbeni si fasadë që Erion Veliaj ju nxerr për propagandë. Si s’të vjen zor ty.

Aldo Merkoçi: S’ka përse.

Andi Bushati: Le të shohin gjithë shqiptarët, qofsh t’i që je. Turp t’ju vijë, keni bërë një sharlatanizëm.

Armand Shkullaku: Arbër je bërë si Erjon Veliaj edhe nga lëvizjet.

Ylli Rakipi: Po këtyre të Zharrës pse nuk iu dhanë çadër?

Aldo Merkoçi: Tmerr, shumë keq është, tmerr.

Armand Shkullaku: Për këtë punë që bën paguhesh nga shteti.

Aldo Merkoçi:
 E dini pagën time? Unë pagën nuk e nxjerr nga shteti këtë e di?

Please follow and like us: