Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova të padisë Serbinë për gjenocid

“Megjithatë, në rastin e Kosovës, përkundër faktit se janë vrarë dhjetëra mijëra civilë, si dhe janë depërtuar me dhunë gati 1 milion shqiptarë të Kosovës, është sot gati e pamundur të dokumentohet se ka pas gjenocid. Tani kanë kaluar shumë vite dhe ka një klimë tjetër politike në rajon, para kësaj klime politike është drejtësia ajo që zmbrapset”, është shprehur Mentor Tahiri.

Pavarësisht përkrahjes së vazhdueshme, të cilën Kosova po e merr nga vendet mike të saj, përfaqësuesit e institucioneve ende nuk po marrin guximin që të padisin Serbinë për gjenocidin e ushtruar në Kosovë. Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, David Pressman ka shprehur edhe njëherë përkrahjen e Amerikës për Kosovën.

Ai ka thënë, se Kosova po zhvillohet çdo ditë e më shumë si shoqëri multietnike dhe forcë shtesë në Rajon, duke theksuar përkrahjen e SHBA-së që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.  Por, as kjo deklaratë inkurajuese e një shteti të madh mik, siç janë SHBA-të , që erdhi së fundi e as të tjerat të mëhershmet,  duket se nuk i kanë dhënë mbështetje institucioneve të Kosovës,  që të kërkojnë llogari edhe në mënyrë zyrtare llogari për krimet e luftës dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia në luftën e fundit.  Zyra për informim e Presidencën nuk është përgjigjur për gazetën “Bota sot”, në pyetjen nëse po bëhet gati ndonjë padi e Kosovës ndaj Serbisë për krime të luftës.

Please follow and like us: