Albspirit

Media/News/Publishing

Moska: Perëndimi dhe shqiptarët, fajtorë për Maqedoninë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dalë në mbrojtje presidentit maqedonas. Duke reaguar për zhvillimet e fundit, nga Moska thonë se kriza politike në Maqedoni, e shkaktuar nga ndërhyrja e jashtme në çështjet e brendshme të vendit, po thellohet.

“Duam të theksojmë se në Maqedoni në zgjedhjet e 11 dhjetori të vitit 2016, me insistim të BE-së dhe ShBA-së u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat fitoi partia në pushtet në krye me Nikolla Gruevskin. Tani perëndimi me ndihmë të minoritetit shqiptar dhe kërkesat e tyre, po tentojnë që në në Shkup në pushtet ta vendosin opozitën, e cila sjell deri në erozion të themeleve kushtetuese në vend”, –thuhet në reagim.

Nga ministria ruse kanë shtuar se këto tentime destruktive të jashtme që janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve maqedonas mund ta përkeqësojnë situatën. Sipas tyre, është e domosdoshme që të ndërpritet ndërhyrja e huaj në punët e brendshme të Maqedonisë, citon Shenja.

Please follow and like us: