Albspirit

Media/News/Publishing

Prokurori serb: Beogradi nuk e ekstradon dot Haradinajn, shkak përfshirja e politikës

Një ish-prokuror serb i krimeve e të luftës ka krahasuar rastin e Haradinajt me arrestimin e një ish-politikani të njohur boshnjak, të cilin Britania e Madhe nuk e kishte ekstraduar në Serbi për shkak të ndërhyrjeve politike. Kështu, sipas tij, Serbia nuk ka mësuar nga e kaluara.
Pjesëmarrja e drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një konferencë për të prezantuar gjoja faktet e reja kundër Ramush Haradinajt, ka nxitur ish-prokurorin e krimeve të luftës në Serbi, Vladimir Vukcevic, që të kritikojë vendin e tij për ndërhyrje politike në këtë rast.

Për të krahasuar dëmin që, sipas tij, kjo gjë mund të sjellë në tentimin e Serbisë që të ekstradojë Haradinajn, Vukcevic ka rikujtuar rastin e ish-politikanit boshnjak, Ejup Ganic, i cili në vitin 2010 ishte arrestuar në Londër, po ashtu me urdhër të Serbisë.

Por, pas rreth pesë muajve mbajtje, Ganic ishte liruar ndërsa një gjykatës britanik kishte thënë se ka gjetur prova që rasti ka qenë “i motivuar politikisht”.

Please follow and like us: