Albspirit

Media/News/Publishing

Pse Enver Hoxha nuk e botoi kurrë këtë fotomontazh?

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një fotomontazh që sipas tij ishte bërë për qëllime propagandistike në vitin 1952.

Në këtë foto shihet Stalini duke folur në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Enver Hoxha i pranishëm në të.

16003118_1200062880041545_6348708928609323074_n

Por kjo ngjarje nuk ka ndodhur sipas tij, por Hoxha përgatiti një fotomontazh, por që doli aq keq sa nuk u përdor kurrë.

“Në qindra fotot personale të Enver Hoxhës gjendet edhe kjo foto e montuar që tregon diktatorin sovjetik Stalin duke folur në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Fotos i është shtuar me montazh në vitin 1952 edhe nxënësi besnik i Stalinit, diktatori i Shqipërisë.

Montazhi është kaq qesharak dhe i dallueshëm saqë nuk u përdor kurrë në atë kohë, por ngeli brenda albumeve të arkivit personal të diktatorit të Shqipërisë. Me siguri nxënësit të Stalinit nuk duhet t’i kenë pëlqyer mënyra e montazhit, këndi i dëgjimit, prerja e veshëve në mënyrë të trashë, etj”, shkruan ai.

Please follow and like us: