Albspirit

Media/News/Publishing

Rama i përgjigjet Maqedonisë me një mesazh nga Skënderbeu

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë tjetër, për të iu përgjigjur tensionit të krijuar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, lidhur me deklaratat e djeshme të Ivanov kundër platformës dhe gjuhës shqipe. Përmes postimit të rubrikës së tij Amarcord, Kryeministri Rama ka zgjedhur figurën e Skënderbeut për t’iu përgjigjur Maqedonisë. Duke qenë se më 2 Mars përkujtohet Lidhja e Lezhës, Rama thekson se kjo datë na kujton solidaritetin dhe shtetformimin e shqiptarëve. “Gjykatorja e historisë e ka thënë tashmë fjalën e saj mbi vlerën e një të tillë përbashkimi për shpëtimin e të drejtave të shqiptarëve, sikundër sot, historia e gjykatoreve të njollosura dëfton urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.” shkruan Rama

Postimi i plotë:

AMARCORD

Kjo gravurë, nxjerrë prej një botimi të moçëm hagjiografik mbi Skënderbeun, e paraqet heroin kombëtar të shqiptarëve me shëmbëlltyrën e një princi te të 40-tat, atë mot, 1444, 2 marsi i të cilit, falë Lidhjes së Lezhës, u bë pararendësi i paqtimit, solidaritetit dhe shtetformimit mes shqiptarëve.

Gjykatorja e historisë e ka thënë tashmë fjalën e saj mbi vlerën e një të tillë përbashkimi për shpëtimin e të drejtave të shqiptarëve, sikundër sot, historia e gjykatoreve të njollosura dëfton urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

Please follow and like us: