Albspirit

Media/News/Publishing

Rama shfaqet tek një TV lokal në Vlorë, por emisioni ishte i financuar nga Soros

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama çuditërisht është shfaqur sot duke dhënë një intervistë për një televizion lokal, në Vlorë. Për më shumë se 60 minuta ai iu përgjigjë pyetjeve të emisionit të quajtur “Transparencë” në  televizionin “6plus1vlora”.

Boldnews.al mëson se emision “Transparencë” është financuar dhe mbështetur nga Programi për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes Lëviz Albania. Ky i fundit është një program i cili zbatohet nga një konsorcium i i tre organizatave: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS), Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan dhe synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri.

Pikërisht emisioni “Transparenca” në televizionin lokal të Vlorës i mbështetur nga Lëviz Albania duhet të ketë për qëllim advokimin e problemeve që vijnë nga mungesa e transparencës së njësive vendore. “Përmirësimi i shërbimeve cilësore, në kohe, me efektivitet dhe në respekt të plote të ligjit të ofruara nga administrata e Bashkisë Vlorë në shërbim të qytetareve të saj, përmes rritjes së aktivizmit qytetar dhe rolit te medias si përçues publik i tij.” – thuhet në përshkrimin e këtij projekti fitues të Lëviz Albania.

Por teksa ky emision duhet të rendiste një sërë çështjesh që lidheshin me Bashkinë e Vlorës, në fakt ndodhi e kundërta.  Aty u shfaq kryeministri Edi Rama i cili e përdori hapësirën televizive për të bërë fushatë zgjedhore me premtime të bujshme për investime në qytetin bregdetar. Pra, projekti i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) kishte devijuar agjendën duke ftuar kryeministrin në intervistë dhe jo duke ofruar shërbime për qytetarët.

“Krijimi i një dialogu konstruktiv midis qytetareve, administratës së bashkisë, ekspertëve nga sistemit juridik, jeta akademike, biznesi, media dhe shoqëria civile për diskutimin e problematikave ne interes te publikut (quadriple helix system). Krijimi i një modeli mediatik profesional diskutimi dhe debati në median lokale ku çdo palë ka të drejtë të shprehet, të dëgjohet dhe të respektohet duke rritur llogaridhënien e pushtetit vendor.” – ishin pikat kryesore të zbatimit të projektit të fituar nga emisioni “Transparencë”.

Lidhja e kryeministrit Rama me qarqet e SOROS në Shqipëri është tepër e përfolur. Opozita e ka akuzuar Ramën se nëpërmjet OJF-ve të financuara nga SOROS janë përpiluar raporte fiktive për arritjet “imagjinare” të qeverisjes në këto 4 vitet e fundit. I tillë është edhe programi Lëviz Albania, i cili deri tani nuk ka prodhuar asnjë rezultat përveç disa statistikave apo raporteve vjetore.

Që në nisje të programit Lëviz Albania rreth 2 vite më parë u ngritën dyshime të forta për qëllimin apo çështjet që do të financonte. Grantet e para të cilat shpërndaheshin nëpërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur (SOROS) shkuan për disa organizata dhe media të cilat do të monitoronin transparencën dhe mungesën e shërbimeve të të gjitha bashkive në vend. Por metodologjia e përdorur nga Lëviz Albania ishte shokuese për shumë organizata serioze që merrnin pjesë në konkurrim.

Sipas Lëviz Albania, për transparencën dhe mungesën e shërbimeve do të merrej informacion pranë Bashkive, pavarësisht se këto të fundit ishin objekt i hetimit. Kjo ngriti pikëpyetje të mëdha për seriozitetin e Lëviz Albania dhe për rrjedhojë qëllimin se për çfarë po përdoreshin miliona lekë të donatorëve të huaj.

Një tjetër problem i programit Lëviz Albania ishte edhe përzgjedhja e fituesve të projekteve, ku një pjesë e tyre u fituan nga OJF që drejtoheshin nga persona të lidhur me qeverisjen qëndrore dhe ajo lokale.

harrilla

Please follow and like us: