Albspirit

Media/News/Publishing

Tentoi të helmojë dashnoren e burrit, dënohet për terrorizëm

Një grua amerikane që punonte si mikrobiologe në një kompani të industrisë kimike u dënua për terrorizëm ndërsa gjykata hodhi poshtë apelimin e saj për t’u gjykuar për vrasje të mbetur në tentativë, njofton agjencia reuters.

Carol Anne Bond argumentoi se një ligj federal që sanksionon si vepër penale posedimin apo përdorimin e armëve kimike, synonte goditjen e aktiviteteve terroriste dhe jo krimet e pasionit kundër dashnores së burrit. Por një gjykatë federale në Filadelfia e hodhi poshtë pretendimin e saj duke gjykuar se qeveria qe e justifikuar në përdorimin e këtij ligji, pavarësisht se çështja mbetet e debatueshme. Gjykatësja Marjorie Rendell e konsideroi vendimin e prokurorëve për gjykimin për terrorizëm si “shqetësues” por tha se nuk kishte bazë për ta rrëzuar atë.

Gruaja “terroriste” punonte në një kompani lëndësh kimike në Pensilvani dhe u dënua me gjashtë vite burg pasi pranoi akuzën se kishte dashur të helmonte dashnoren e bashkëshortit të vet duke përdorur kimikate të vjedhura në fabrikë.

Ajo pranoi se kishte spërkatur me një kimikat me bazë arseniku kutinë postare të dashnores së burrit, derën e saj të makinës si dhe derën e shtëpisë. Dashnorja e kishte vënë re kimikatin dhe shpëtoi e padëmtuar me përjashtim në një djegie të lehtë te një thua.

Please follow and like us: