Albspirit

Media/News/Publishing

Trump-letër Ramës: Kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë në partneritet

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një mesazh kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Trump ka vlerësuar mesazhin e shefit të qeverisë tek sa e uronte për emërimin e tij në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai i shprehu mbështetje për sfidat e përbashkëta mes dy popujve, tek sa shprehet i bindur se do të kapërcehen me sukses.

Mesazhi i Trump për Edi Ramën

“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin.

Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump”.

Please follow and like us: