Albspirit

Media/News/Publishing

“Ungjilli që do të shkatërrojë krishterimin dhe do të trondisë politikën botërore”

Një ungjill i vjetër, i shkruar në lëkurë, që daton në shek V dhe për shkak se ishte konfiskuar nga kontrabandistët është zbuluar vetëm 12 vjet më parë, sipas pretendimit të Iranit, është çelësi që do të sjellë rënien e Krishtërimit dhe do të bëjë të dridhet politikën botërore.
Libri, i cili është shkruar mbi një lëkurë të përpunuar kafshe dhe është gjetur në rrënojat antike të Persisë, në Iranin e sotëm, tregon se Jezusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se ai vetë me fjalët e tij predikoi ardhjen e Profetit Muhamed në tokë.

Autoritetet turke që janë duke ekzaminuar librin e rrallë besojnë se bëhet fjalë për një version autentik të një ungjilli të shkruar nga dora e njërit prej dishepujve të Krishtit, Barnabës, dhe sipas Iranit libri do të sjellë më në fund rënien e Krishtërimit duke vërtetuar se islami është feja e fundit dhe e vetmja e vërtetë.

Please follow and like us: