Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Karabaxhaku me ekspozitë në Trabzon

Femin & Art me seli ne Trabzon të Turqisë organizon ekspozitë ndërkombëtare për nder të 8 Marsit.

Në ekspozitë do të marrin pjesë vetëm përfaqësuesit e degëve të organizatës Femin&Art nga 27 shtete të botës ndër të cilat është edhe Kosova me përfaqësuesen e Femin&Art me seli në Prizren, piktoren Valbona Karabaxhaku Dërdovski, transmeton Koha.net.

Valbona Karabaxhaku është artiste e cila solli artin aborigjen në Kosovë e cila në historinë e artit hyn në artin e poentilizmit.

Së shpejti Valbona Karabaxhaku Dërdovski do të hap edhe ekspozitën e saj të tretë personale në Prishtinë, si dhe do të marr pjesë në një ekspozitë tjetër ndërkombëtare që do të organizohet në muajin qershor në Qipro.

Ajo deri më tash ka marr pjesë në 5 ekspozita kolektive.

Valbona Karabaxhaku Dërdovski është drejtoreshë e Femin&Art dega në Kosovë, me seli në Prizren që nga viti 2016 e cila po zhvillon aktivitetet e saj kulturore.

Please follow and like us: