Albspirit

Media/News/Publishing

Vettingu, Kuvendi mblidhet të hënën edhe pa opozitën

Ndonëse opozita vazhdon protestën në bulevard, Kuvendi do të mblidhet të hënën në një seancë plenare pikërisht për ligjin e vettingut. Përmes një njoftimi për mediat, thuhet se në rendin e ditës janë dy pika:

Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen  e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).

Please follow and like us: