Albspirit

Media/News/Publishing

Zyra e BE: Mogherini do ta takojë sot Bashën

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini do të takohet sot me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky fakt është bërë i ditur nga delegacioni i Bashkimit Europian si dhe është konfirmuar nga selia e PD-së.

“Përfaqësuesja e larte e BE do te takohet gjate turit te saj ne rajon me lideret politike. Lideret politike jane ftuar qe te takohet ne Tirane me te, duke perfshire edhe zotin Basha”, pohon zyra e BE-së në Tiranë.

Po kështu Opinion.al u interesua edhe pranë PD- së dhe mësoi se ka mbërritur ftesa dhe pasditen e sotme Mogherini-Basha do të takohen në Tiranë.

Fillimisht u tha se në axhendën e diplomates nuk ishte takimi me kreun e PD. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në “Opinion” Basha tha se: “Pjesë e axhendës së saj do të jetë një takim me përfaqësues të partive politike, pjesë e takimit do të jetë edhe përfaqësuesi i PD. E rëndësishme është ajo që po i thuhet asaj. Do i thuhet që pacienti ka kollë të lehtë dhe do shurup apo që ka kancer dhe duhet futur urgjentisht në operacion. Unë e kam takuar zonjës Mogherini dhe do takoj sërish si kryeministër i Shqipërisë”.

Please follow and like us: