Albspirit

Media/News/Publishing

Basha ashpërson tonet me Metën: Patericë e Ramës, asnjëherë me qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë një prononcimi për gazetaren Mirela Milori në Abc Neës, Basha ka deklaruar se nuk pret asgjë nga kryetari i LSI-së, të cilin e konsideroi patericë të kryeministrit Edi Rama.

“Ilir Meta ka qenë gjithnjë një patericë e Edi Ramës, ndaj nuk presim asgjë prej tij. Në cilin rast ka zgjedhur krahun e qytetarëve Meta deri tani?”,- është shprehur kreu i opozitës.

Basha ka përsëritur vendimin e opozitës për të mos u rikthyer në Kuvend derisa sa të krijohet qeveria teknike.

Please follow and like us: