Albspirit

Media/News/Publishing

Frika ndaj ndërhyrjeve të jashtme, Kina rrit buxhetin e ushtrisë

Buxheti ushtarak kinez, i dyti në planet, do të rritet me rreth shtatë për qind në vitin 2017, njoftoi Pekini, duke u shprehur i gatshëm t’i kundërvihet ndërhyrjeve të jashtme ndërkohë që Donald Trump premton një rritje të jashtëzakonshme të fuqisë ushtarake amerikane.

Buxheti ushtarak kinez për vitin e kaluar ishte 954 miliardë juanë (132 miliardë euro).

“Këto rritje janë të motivuara nga nevoja për të pasur një ushtri që i përshtatet afirmimit të fuqisë së Kinës, një superfuqi ekonomike në rritje si dhe një aktor politik dhe gjeopolitik që sheh rolin e tij të konsolidohet në skenën ndërkombëtare”, deklaron Barthelemy Courmont, i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS).

Ndonëse Kina e ka shtuar me 10 herë buxhetin e saj të mbrojtjes në 15 vite, mbetet shumë mbrapa atij të SHBA-së.

“Ushtria amerikane ka një buxhet prej 604,5 miliardë dollarë”, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me qendër në Londër.

Please follow and like us: