Albspirit

Media/News/Publishing

Alda Bardhyli: Të hapen dosjet e shkrimtarëve

“Hapja e dosjeve të shkrimtarëve, të persekutuar ose jo, do të mbyllte njëherë e mirë një histori e cila është keqpërdorur keq për interesa shpesh dhe politike, dhe do të bënte atë katarsisin e munguar me të shkuarën”.
Kështu shprehet gazetarja Alda Bardhyli, pas një debate të provokuar nga anulimi i një takimi letrar, i organizuar në bashkëpunim edhe me gazetaren tjetër Beti Njuma, me shkrimtaren Diana Çuli.
Në një reagim për gazetën “Panorama”, Bardhyli i jep përgjigje edhe shkrimtarit Agron Tufa, i cili ishte “iniciatori” i prag-provokimit të një përplasje, deri edhe fizike, midis familjarëve të shkrimtarëve Vilson Blloshmi e Genc Leka, me shkrimatren Diana Çuli, pakë ditë më parë.

“Anulimi i takimit i paralajmëruar nga unë dhe kolegia Beti Njuma me shkrimtaren Diana Çuli tregon se sa e nderë është ende situata në një skenën letrare në vend, edhe pse kemi më shumë se dy dekada që jemi ndarë nga komunizmi. Thirrjet për protesta publike të bëra nga një shkrimtar, i cili është i angazhuar në denoncimin e krimeve të komunizmit dhe nga ana tjetër përdor metoda të ngjashme me ato të regjimit, tregojnë jo vetëm orkestrimin e shëmtuar që e shkuara po i bën të tashmes, por dhe mungesën e një kulture debati e cila duhet të vinte pikërisht nga autorë që i përkasin një tjetër kohe siç është dhe z. Tufa.
tufaNdryshe nga shumë vende ish komuniste, ku intelektualë dhe shkrimtarë e pranuan natyrshëm bashkëpunimin me regjimin si pjesë e një kolane historike nga ku nuk mund të shmangeshin, në Shqipëri pas viteve 90-të ka ndodhur e kundërta. Mungesa e një debati të mirëfilltë mbi ndarjen e dy periudhave, apo qasjes që shoqëria por dhe letërsia duhet të kishte ndaj një periudhe gati 50-të vjeçare të saj, në kushtet e mungesës së një kritike dhe një shoqërie të emancipuar për ta kuptuar apo pranuar këtë dramë historike të saj, ka sjellë këto vite një debat që më shumë ka pasur në thelb goditjen e figurave të njohura të kohës me damkën e komunizmit, dhe jo një përballje dinjitoze me të.
alda bardhyli- diana culiDihet që letërsia e shkruar gjatë soc-realizmit në thelb kishte ideologjinë në indoktrinimin e masës. Por duhet pranuar që kjo letërsi dhe në kushtet e një prej diktaturave më të egra ka pasur brenda dhe shfaqje disidence, që gjenden veçanërisht në veprën e Kadaresë, që kanë arritur të bëjnë një përballje të heshtur dhe triumfuese për vetë bashkëkohësinë që kanë këto vepra sot.
Nuk mund të ketë emancipim të shoqërisë pa pranuar këtë pjesë të errët të letërsisë dhe arteve gjatë periudhës së komunizmit, pa pranuar fatin e trishtë që shumë shkrimtarë dhe poetë patën gjatë asaj kohe, por duke mos mohuar dhe jetën me vuajtje titanike të atyre që arritën t’i mbijetonin kohës.
bardhyl londoMosballafaqimi me të shkuarën me qetësi dhe objektivitet, do të sjellë shpesh “incidente” të tilla, të cilat gjithnjë do të na tregojnë se nuk mund të flasim për letërsi bashkëkohore pa folur për letërsinë e soc-realizmit, e cila në thelb është pararendësja e asaj letërsie që bëjmë sot.
Nuk mund të “kryqëzojmë” me akuza të pa faktuara një shkrimtare tepër të rëndësishme në historinë e letrave dhe të shoqërisë sonë pas viteve 90-të, duke mohuar kontributin e saj, duke e parë historinë vetëm nga njëra anë. Është veprim i papranueshëm kur hatërmbetje meskine letrare i shtyjnë disa njerëz të sulen me thirrje publike e populiste për të denigruar një koleg apo kolege të tyren. Ndërkohë, ka mënyra të qytetëruara, ka institucione verifikuese të figurës, ka hapje normale të dosjeve për të parë me saktësi e pa shtrembërime çfarë ka ndodhur në të vërtetë me çdo qytetar të Shqipërisë në periudhën e regjimit.
17103787_161524314359876_4167198405330182008_nHapja e dosjeve të shkrimtarëve, të persekutuar ose jo, do të mbyllte njëherë e mirë një histori e cila është keqpërdorur keq për interesa shpesh dhe politike, dhe do të bënte atë katarsisin e munguar me të shkuarën. Ndoshta dhe do të shohim shumë histori ‘ndryshe” nga ato që kemi dëgjuar e lexuar deri sot”.

Please follow and like us: