Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa-urim special për babanë, publikon fotografi nga foshnjëria

Këngëtarja Dua Lipa është padiskutim ndër zërat më të pëlqyer të momentit në trgun britanik.

Ajo ka të publikuara në treg disa këngë me klipe, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku dhe kanë arritur suksesin e dëshiruar.

12 gjërat që duhet t’i dini për Dua Lipën (Video)

Ndërkohë, Dua është shprehur se një mbështetje shumë e madhe për të ka qenë babai i saj Dukagjin Lipa, nga i cili ka trashëguar edhe talentin për muzikë. Sot (e diele) ai ka festuar ditëlindjen, gjersa me këtë rast Dua ka vendosur t’i urojë ditëlindjen në një mënyrë sa më të veçantë. Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet përkrah babait, në kohën kur kishte qenë foshnje.

Dua Lipa komplekson yjet botërore, ndezë atmosferën në “after party” të Brit Awards (Video)

“Urime ditëlindjen Babi. Faleminderit për inspirimin që më jep çdo ditë. Të dua”, shkruan Dua në urimin e saj. Vërehet qartë se këngëtarja ka pasur një lidhje shumë të veçantë me babain që në foshnjëri.

Please follow and like us: