Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho drejtpërdrejtë në 35 shtete të botës dhe në mbi 1500 kinema

Shfaqja e Ermonela Jahos do të ndiqet drejtpërdrejtë në 35 shtete të botës dhe në mbi 1500 kinema.

Jaho ka lajmëruar që shfaqja e datës 30 mars do të transmetohet direkt nga Opera në mbi 1500 teatro, gjë e cila s’ka ndodhur ndonjëherë më parë.

Bëhet fjalë për “Madamma Butterfly”, një opera magjike, ku Ermonela luan rolin Cio-cio-san, në Operën Mbretërore të Londrës.

Në këtë vepër të Puçinit krahas shqiptares së madhe vjen Marcelo Puente, nën dirigjimin e Antonio Pappanos.

Please follow and like us: