Albspirit

Media/News/Publishing

Hillary Clinton kryebashkiakja e ardhshme e New York?

Postera që propozojnë Hillary Clinton si kryebashkiake janë shpërndarë kudo në qytetin e Nju Jorkut, duke kapur vëmendjen e qytetarëve, të cilët i kanë postuar pothuajse menjëherë në Twitter

Nuk është e qartë kush po i vendos posterat “Hillary për Kryebashkiake” por është e sigurt ato se kanë për qëllim të krijojnë një lëvizje pro-Clinton në zgjedhjet e ardhshme, raporton “Breitbait News”.

Hillary-for-Mayor-subway-768x1023-750x400

Sipas një sondazhi të sapo publikuar, Clinton do ta mposhte bindshëm kryetarin aktual të Nju Jorkut,  Bill de Blasion me një rezultat prej 49 % me 30% .

“Njujorkezët nuk kanë  shumë dashuri me kryetarin de Blasio, por gjërat ndryshojnë kur bie fjala për Hillary Clinton,” tha Tim Malloy, një nga asistentët e sondazhit.

Hillary-for-Mayor-station-768x768-300x300

Asnjë nga pretendimet e mundshme nuk është bërë zyrtar nga ish-Zonja e Pare por nëse ajo vendos të kandidojë, sic edhe pritet, situata politike në SHBA, do të bëhej “më se interesante.

Please follow and like us: