Albspirit

Media/News/Publishing

Kandidati për president të Serbisë: Kosova është e pavarur, duhet ta njohim

Si kandidat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Serbi më 2 prill, Nenad Çanak nga LSV ka thënë se Kosova është e njohur si shtet i pavarur dhe se nuk është më pjesë e Serbisë.

Ai ka thënë se interesat e vendit të tij kërkojnë “përballje me të vërtetën”.

“Problemet më të cilat përballet Serbia janë të mëdha dhe kërkojnë që ne të marrim përgjegjësinë për vendimet që duhet marrë”.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës është nga këto vendime”, ka thënë Çanak.

Kjo sipas tij duhet të bëhet në emër të paqes në Ballkan.

“E ardhmja evropiane e Serbisë dhe pajtimi historik në mes dy vendeve, sipas shprehjes së vullnetit tim janë vendime që duhet përkrahur, ka thënë ai në një qëndrim.

Lideri i LSV ka shuar se, jo si disa kandidatë, ai nuk do që të bëhet pjesë e politikave që favorizojnë mitet në raport realitetin dhe që i ikin së vërtetës, pavarësisht se sa të pakëndshme mund të jenë ato.

“Pranimi i fakteve nuk duhet të shkaktoj bujë. Injorimi i tyre nënkupton vazhdimin e politikave të përballjes frontale me realitetin. Nga politikat e kandidatëve presidencial të sistemit të vlerave të tyre, integriteti dhe që nuk thuhet kurajës personale, varet në pozicionin ndaj Kosovës”, ka thënë Çanak.

Please follow and like us: