Albspirit

Media/News/Publishing

Revoltohet Sonila Meço/Duhet të firmosë Rama për referendum popullor?!

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar ashpër pas vendimit të KQZ-së për të mos marrë parasysh listën me mbi 60.000 firma për referendum popullor kundër ligjit mbi importin e mbetjeve.

Gazetarja shkruan në rrjetet sociale se bashkë me firmat e AKIP u dorëzua edhe identiteti i firmëtarëve.

Më tej, ajo shton se vendi jonë është pa histori referendumesh, ndaj dhe duhet një kthjellim i thellë, duke bërë disa pyetje se çfarë duhet të përmbushë një listë që të konsiderohet.

Ja çfarë shkruan Meço:

Lista me mbi 60.000 firma e AKIP, dorëzuar KQZ-së në kërkim zyrtar të një referendumi popullor për të kundërshtuar ligjin mbi importin e mbetjeve nuk u mor parasysh.
Me firmat u dorëzua edhe identiteti i firmëtarëve.
Për shëndetin e referendumeve në këtë vend pa histori referendumesh, ia vlen një kthjellim i thellë: çfarë duhet të përmbushë një listë që të konsiderohet?
Të firmoset nga kryeministri dhe Fahri Balliu?
Të firmoset pa kartë identiteti?
Të ndodhë nën çadër?
Qeveria të mos fshihet në zyra teksa ndodh, por të shpaloset krenare rrotull?

Please follow and like us: