Albspirit

Media/News/Publishing

Bogdani: Vettingu dështoi, shtyrja me 7 ditë nuk e zgjidh problemin

 

I ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare”, Deputeti i PD-së Gert Bogdani tha se shtyrja e afatit me 7 ditë për garën pranë Avokatit të Popullit për kandidaturat e komisioneve të Vettingut nuk e zgjidh çështjen.

Parlamenti e hap procesin nga e para. Ajo që Blushi ka thënë është e saktë dhe antikushtetuese. Rama do një reformë në drejtësi të kapur dhe dita e sotme e tregon një gjë të tillë. Seanca e sotme dështoi. 7 ditëshi nuk e zgjidh problemi. Fakti që ka më pak kandidatura, ne e kemi thënë se nuk ka kapacitete për këto struktura pa fund. Është më e ndershme për një proces bipartizan se sa me shtyrje. 21 kandidaturat nuk janë të gjitha të nominueshme. Ka shumë kandidatura që skarcohen. Në momentin që ke 21 kandidatura për 28 vende, do të thotë se po emëron dhe jo po zgjedh”, tha Bogdani. 

Please follow and like us: