Albspirit

Media/News/Publishing

Bursat për studime universitare dhe pasuniversitare në Turqi

Bursat që ofrojnë shteti dhe qeveria turke për studentët e huaj që duan të vazhdojnë studimet universitare dhe pasuniversitare në Turqi.

 

10-11/Files/UploadedImages/7441887844arastirmaburslari2015tr.jpg
türkiye burslarına rekor başvuru.jpg
öğrenci bursları
10-11/Files/UploadedImages/9595948829trkiyeburslari.jpg
10-11/Files/UploadedImages/7441887844arastirmaburslari2015tr.jpg
türkiye burslarına rekor başvuru.jpg

Gjatë studimeve universitare në Turqi mund të përfitoi nga bursa të ndryshme. Artikullin e sotëm ia kemi kushtuar posaçërisht kësaj teme, pra bursave turke të studimit dhe mundësitë për ti marrë ato. Në qoftë se jeni student i një shteti të huaj që doni të studioni në Turqi, arsimin e lartë mund ta kryeni edhe me mundësitë tuaja, pra nevojat që do të keni për shkollim, akomodim dhe ushqim mund ti përballoni vetë.

Në qoftë se nuk keni të ardhura të mjaftueshme për të përballuar këto shpenzime atëherë mund të përfitoni nga disa mundësi që u ofrohen studentëve të huaj në Turqi për bursa studimi. Dallimi më i madh i bursës nga kredia, e cila është një tjetër lloj ndihme për të vazhduar arsimin e lartë, është se bursa është falas. Studentët që u janë pranuar aplikimet për bursë shteti mund ta marrin bursën gjatë të gjithë kohës që ata do të jenë duke ndjekur studimet e larta në universitetet turke.

Bursat e studimeve që jepen nga Shteti në Turqi mund ti përmbledhim në disa pika kryesore:

Programi i Bursave për Vendet Turqishtfolëse – Për këtë bursë mund të aplikojnë studentët që janë shtetas të Azerbajxhanit, Kazakistanit, Kirgizisë, Uzbekistanit, Turkmenistanit dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

– Programi i Bursave të Turqisë për Afrikën – Ky program synon t’u sigurojë më shumë personave mundësi studimi në aspektin cilësor dhe sasior në marrëdhëniet e Turqisë me Afrikën. Për këtë bursë mund të aplikojnë shtetas të shumë vendeve afrikane.

– Programi i Bursave për Ballkanin – Për këtë bursë mund të aplikojnë studentët që janë shtetas të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Greqisë.

– Programi i Bursave për Detin e Zi – Për këtë bursë mund të aplikojnë studentët që janë shtetas të Bjellorusisë, Estonisë, Gjeorgjisë, Letonisë, Moldavisë, Rumanisë, Rusisë, Sllovakisë, Ukrainës, Polonisë, Republikës Çeke, Armenisë dhe Hungarisë.

Programi i Bursave Harran – Për këtë bursë mund të aplikojnë studentët që janë shtetas të Bangladeshit, Palestinës, Irakut, Iranit, Libanit, Pakistanit, Sirisë, Taxhikistanit, Jordanisë, Jemenit, Afganistanit dhe Izraelit.

– Programi i Bursave Bosfori (Boğaziçi) – Për këtë bursë mund të aplikojnë studentët nga një hapësirë e gjerë gjeografike, duke filluar nga Kina e gjer në Arabinë Saudite, nga Meksika e deri në vendet e Amerikës së Jugut, për të vazhduar gjer tek vendet e Lindjes së Largët.

Për të marrë një informacion më të zgjeruar në lidhje me programet e bursave turke vizitoni faqen e internetit duke klikuar këtu: https://www.turkiyeburslari.gov.tr/turkiye-burslari/burs-programlari/

Kjo faqe shërben në gjuhët turqisht dhe anglisht.

Javën e ardhshme për studentët e huaj që do të vazhdojnë arsimin e lartë në Turqi do të përcjellim informacione mbi kalendarin e aplikimit për bursë shtetërore/qeveritare dhe mundësitë që ofrohen përmes këtyre bursave.

Please follow and like us: