Albspirit

Media/News/Publishing

CNN: Ja 5 qytetet shqiptare ku janë groposur kimikatet

Skandali i publikuar në mediat italiane për groposjen e 1300 kontenierëve me mbeturina në Shqipëri duket se nuk do të mbyllet lehtë.

Pas mediave italiane, lajmi i bujshëm ka zënë faqet kryesore dhe në mediat greke. CNN në gjuhën greke i ka kushtuar një hapësirë të gjerë skandalit, duke shkruar se në Shqipëri kanë nisur hetimet në lidhje me zhdukjen e kontenierëve.

Sipas kësaj mediaje, ngjarja po verifikohet nga Prokuroria e Durrësit. Përtej asaj që përcollën portalet italiane, televizioni i njohur grek zbulon 5 qytetet, ku dyshohet se janë zhdukur lëndët e rrezikshme kimike.

“Durrësi, Fieri, Vlora, Shkodra dhe Dibra janë qytetet ku dyshohet se janë zhdukur kontenierët me lëndë kimike të ardhura nga Itali”, shkruan CNN Greece.

Ja linku i plotë i shkrimit:

http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/70419/alvania-eisaggeliki-ereyna-gia-ta-xamena-toxika-apovlita

Please follow and like us: