Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermania i kundërpërgjigjet Erdoganit

Qeveria e Gjermanisë e ka hedhur poshtë sot krahasimin që presidenti turk, Recepy Tayyip Erdogan, ia bëri Gjermanisë së tanishme me atë të epokës naziste, duke iu bërë thirrje të duajve palëve që të qetësohen dhe mos ta humbasin shikimin nga marrëdhëniet e ngushta që i lidhin dy anëtarët e NATO-s.

“Ne hedhim poshtë çfarëdo krahasimi mes politikave të Republike Federale e demokratike të Gjermanisë dhe kohës së nazistëve,” ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, në një konferencë të rregullt për media.

Ai i ka quajtur absurde krahasimet e Erdoganit.

“Krahasimet e tilla janë gjithmonë absurde dhe pavend sepse ato çojnë vetëm drejt një gjeje: në margjinalizimin e krimeve kundër njerëzimit”.

Seibert ka thënë se Gjermania do të vazhdojë t’i lejojë politikanët turq që të flasin në Gjermani për aq gjatë sa ata të jenë të hapur rreth qëllimeve që kanë dhe nuk importojnë konflikte turke në Gjermani./Express/

Please follow and like us: