Albspirit

Media/News/Publishing

Komenti i Mimi Kodhelit për ish komandon që i preu kokën fqinjit: Shërbeu para 2013!

Përfshirja e ish komandove në krime të rënda është kthyer tashmë në fenomen. Janë të shumta rastet kur ata kanë grabitur dhe vrarë pasi janë kthyer nga misionet. Për këtë çështje u pyet edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke u nisur nga ngjarja e djeshme në Këlcyrë ku një ish- komando që kishte shërbyer në Irak theri me thikë fqinjin e tij 66-vjeçar.

“Ish komandoja tek rasti i Këlcyrës është bërë pjesë e forcave të armatosura në vitin 2009 dhe është larguar në 2012”- tha Kodheli.

Por Kodheli tha se krimet e ish komandove janë problem që e kanë të gjitha ushtritë në botë dhe nuk është problem vetëm në Shqipëri.

“Komandot që kthehen nga misione ushtarake e kryejnë krime janë problem të gjithë ushtrive në NATO apo dhe vendeve që nuk janë pjesë e NATO-s. Nuk është problem vetëm në Shqipëri. Dinamika e shërbimit të tyre është e tille. Komandot trajtohen me psikologë pas misionit, por vetëm gjatë kohës kur janë në ushtri. Kur ata largohen nga ushtria, shoqëria duhet të jetë më e ndjeshme ndaj tyre. Para se të futen në ushtri atyre u behet test psikologjik. Më parë nuk bëhej testi, por tani pas vitit 2013 ka nisur selektimi. Nga 1000 aplikantë fitojnë vetëm 200. Kemi nevojë për një seleksionim më të mirë të ushtarëve” u shpreh Kodheli.

Please follow and like us: