Albspirit

Media/News/Publishing

Meta-letër partive: Dorëzoni emrat për komisionet e vettingut

Kre i Kuvendit Ilir Meta u është drejtuar me një letër krerëve të grupeve parlamentare, përmes së cilës kërkon të dorëzohen propozimet për emrat e komisioneve të Vettingut.

Afati për dorëzimin e tyre është ora 16 00 e ditës së sotme, dy ore para nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare.

Parlamenti mblidhet në orën 18 00 për të votuar dy projektvendime.

I pari :”Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”

I dyti:  Projektvendimin “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” Të dyja vendimet kërkojnë shumicë të thjeshtë.

Please follow and like us: