Albspirit

Media/News/Publishing

Pankorrupsion në Shqipëri – raporti i DASH-it për 2016-ën

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2016 nxjerr sërish zbuluar qeverinë për problemet që ka në raport me korrupsionin, ndërhyrjen e politikës në sistemin gjyqësor dhe mungesën e transparencës. Raporti thotë se  qeveria nuk e ka zbatuar në mënyrë efektive ligjin që parashikon dënime penale për zyrtarëve publikë dhe kjo ka bërë që funksionarët publikë  të angazhuar në praktika korruptive shpesh të mbeten pa u ndëshkuar.

Po ashtu Dash vlerëson se korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Në fillim të vitit, 75 raste korrupsioni kanë qenë në pritje për t’u shyrtuar, me një shtesë prej 29 rastesh të paraqitura deri në qershor. Që nga korriku, faqja web faqja e themeluar në vitin 2015 për të lejuar qytetarët të raportojnë rastet e korrupsionit nga zyrtarët publikë ka pranuar 14,752 ankesa, 94 prej të cilave koordinatori i ka referuar për ndjekje penale.

Ndërsa prokurorët kanë bërë progres të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët, ndjekja penale e krimeve të nivelit të lartë ka mbetur i paprekshëm për shkak të frikës së hetuesve nga hakmarrja dhe korrupsioni brenda vetë gjyqësorit.

Që nga shtatori, ILDKPKI ka gjobitur 253 persona, duke përfshirë ministra, zëvendësministra, deputetë të Kuvendit dhe drejtues të institucioneve për fshehje të pasurisë, vonesa të aplikimeve ose për konflikt interesi.

Po ashtu  shumë problematike është ështe qasja në informacionet publike. “Ligji parashikon aksesin publik në informacionet e qeverisë, por kjo e fundit nuk e ka zbatuar në mënyrë efektive ligjin. Procesi i informimit publik shpesh nuk ishte i qartë dhe zyrtarët nganjëherë hezitojnë të japin informacion edhe pse ligji përcakton se e drejta për të hyrë në informacion mund të kufizohet vetm kur informacioni është përcaktuar si i klasifikuar ose kur një akses i tillë do të shkelte mbrojtjen e të dhënave personale”-thuhet në raport.

Please follow and like us: