Albspirit

Media/News/Publishing

Protestuesit në Maqedoni-thirrje kërcënuese: Dhoma gazi për shqiptarët

Në protestën kundër përdorimit të zgjeruar të gjuhës Shqipe, sipas agjencive të lajmeve maqedonase, protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje si “Dhoma gazi për shqiptarët”.

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të bashkuar” ka vazhduar edhe pasdite protestën kundër pranimit të Platformës shqiptare. Protestuesit kanë marshuar në rrugët e 21 qyteteve të Maqedonisë, ndërsa më tepër jehonë ka patur protesta në Shkup.

Disa mijëra qytetarë kanë brohoritur parulla kundër Gjuhës Shqipe, duke kërkuar nga politikanët maqedonas mos të lejojnë zyrtarizimin e saj. Ndërkohë, kryetari i LSDM, Zoran Zaev në një intervistë për televizionin shtetëror kroat HRT, tha se platforma shqiptare është bërë në Maqedoni dhe jo në Shqipëri, dhe si e tillë nuk paraqet dhunë dhe konflikt të ri në këtë shtet.

Please follow and like us: