Albspirit

Media/News/Publishing

Riatdhesimet nga Greqia gjatë shkurtit, Shqipëria në vend të parë

 

Gjatë muajit shkurt, Greqia ka rikthyer në vendet e tyre të origjinës 1 687 shtetas të huaj. Policia greke ka publikuar statistika zyrtare të numrit të të rikthyerve në vendin e tyre, ku në vend të parë janë shqiptarët.

Vetëm gjatë muajit shkurt, 867 persona janë rikthyer në Shqipërisë, që e liston vendin tonë në vendin e parë për kthimet vullnetare nëpërmjet Organizatës Ndërkombëtar për Migrim.

Në vend të dytë, pas Shqipërisë renditet, Pakistani i ndjekur nga Algjeria dhe Iraku si dhe vende të tjera aziatike dhe afrikane, raporton Ora News.

Policia greke sqaron se gjatë vitit 2016 janë kthyer në total në vendet e tyre 19 151 persona, ndërsa që nga fillimi i këtij viti janë rikthyer 2,836 njerëz.

Please follow and like us: