Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët nisin organizimin e paradës në Nju Jork

BRONX NYC : Takimi i parë mbi organizmin dhe përgatitjet për Parada Shqiptare 2017, e cila do të mbahet më 17 Qershor 2017, në qytetin e Nju Jorkut, u zhvillua sot në Shtëpinë e Vatrës në Bronx NYC.

Mirëseardhjen, pjesmarrësve në këtë tubim, ua ka uruar kryetari i Varës Dr. Gjon Buçaj, duke iu uruar atyre me këtë rast, edhe arritjen e nji suksesi, tjeter në këtë Paradë gjithë Shqiptare.

Mbasi, kjo, është e vetmja veprimtari e tillë, e komunitetit shqiptarë, që çdo qershor në Nju Jork, është duke iu baghkëngjitur Paradës Ndërkombëtare të Emigrantëve, dhe po promovon Shqipërinë, dhe shqiptarët e Amerikës, në një nga bulevardet më të njohura të qytetit të Nju Jorkut – America Avenue.

Nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, me President z. Marko Kepi, e cila është edhe organizatore e kësaj parde, për komunitetin shqiptarë në zonën e Tri-Shteshit, në dekadën e fundit, 10 organizata dhe shoqata , të cilat kan konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, dhe janë bër deri tani pjesë e organizimit, të kësaj parade : Shoqata Ana Malit, Shoqata Atdhetare Dibra, Shoqata Atlantiku – (ish -Batalioni Atlantiku), organizata “Albanian Excellence”, Shoqata “Geg & Tosk”, Shoqata Kraja, Ansambli Shqiptar (Pranvera Çobo), Nicole Coscio – perfaqesuese e komunitetit Arbresh, nga pjesa veriore e New Yorkut, Asambleisti Mark Gjonaj, Drilona Bajrami , dhe kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, kan vendosur sot që këtë Paradë, t’au dedikojnë Arbereshvë të Italisë për këtë vit.

1 / 2

Kështu, të paktën i tha gazetës tonë, pas ketij tubmi ne Vatër, zoti Marko Kepi, Presidenti i Oraganizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, duke shtuar se beson që kjo do të jetë edhe Parada më e madhe shqiptare në Amerikë.

Ai sqaroi :“Kam besim të plotë, se javët e ardhshme do të rritet numëri i shqoatave dhe organizatave, mbasi ka një interesim të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga drejtuesit e shoqatave dhe organizatave, por edhe individve, sidomos, entusiami tek të rinjët dhe të rejat, fëmijëve dhe studentve shqiptar, dhe personaliteteve dhe veprimtarve të dalluar të komunitetit, sa vjen e shtohet” tha Kepi, duke faleminderuar çdo njerin prej tyre.

Ai tha se kjo Paradë, mbahet për të tetin vit me radhë në qytetin e Nju Jorkut, dhe është organizuar nga Organizata Rrënjët Shqiptare në bashkëpunim me kuminitetin shqiptarë në zonën e Tri – Shteteshit.

“Për çdo vjet në zemër të qytetit të New Yorkut, kjo paradë, ka kulmuar në rrugën e famshme “America Avenue” në Manhatan, ku kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë nga shtetet të ndryshme të Amerikës, me këngë e vallle, dhe veshjet tona folklorike, të Shqipërisë, Kosovës, dhe gjitha trevave shqiptare, duke iu baghkëngjitur keshtu Paradës Ndërkombëtare të Emigrantëve, në Paradën e vetme Shqiptare, në SHBA”./Beqir Sina, Illyria

Please follow and like us: