Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Ja pse e paralajmërova lirimin e Aldo Bares nga burgu

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të kthyer për rigjykim në Gjykatën e Lartë dosjen penale ndaj kreut të Bandës së Lushnjës, Aldo Bare, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit e ka paralajmëruar më herët këtë gjë, nga studio e emisionit “Studio e hapur”, disa ditë më parë, duke u shprehur se në atë kohë po përgatitej dosja e cila sipas tij “do ta nxirrte Aldo Baren nga burgu”.

“Si mund të ketë zgjedhje me këtë qeveri?! Ai i liroi bandat e kriminelët. Ku është “Hakmarrja për drejtësi” sot. I liroi, bëri një marrëveshje me ta. Tani do të lirohet Aldo Bare. Mbas tij do lirohet Zani Çaushi”, u shpreh ish-kryeministri Berisha nga studion e “News 24”, më 21 shkurt.

Por me vendimin e sotëm, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dënimin me burgim të përjetshëm, me pretendimin se u gjetën shkelje të rënda procedurale.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se “Edvin Kristaq Rama i hoqi dënimin me jetë Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjës si detyrim personal për shkak të lidhjeve të tij direkt me këtë bandë”.

“Lirimi vrasesit serial Aldo Bare, nje akt kriminal i pashembullt i kreut te banditokracise Edvin Kristaq Rames!

Duke perdorur vettingun si hanxhar, ashtu siç ishte paralajmeruar ai urdheroi gjykaten kushtetuese te heqe denimin perjete te kreut te bandes me te rrezikshme te Europes, bandes qe priste dhe loste futboll me koken e viktimes ne rruget e Lushnjes.

Edivin Kristaq Rama i hoqi denimin me jete Aldo Bares, kreut te bandes se Lushnjes si detyrim personal per shkak te lidhjeve te tij direkt me kete bande. Anetare kryesor te bandes se Lushnjes kane deshmuar para drejtesise Italiane lidhjen e tyre me Edvin Kristaq Ramen.

Prokuroria e Firences ka patur te administruara interceptimet e Enver Dondollakut, ne te cilat ai pohonte lidhjet e ngushta midis bandes dhe Edvin Kristaq Bares.

Pas ketij akti te shemtuar radhen e lirimit nga kryekrimineli Edvin Kristaq Bare e kane Zani Çaushi, Kostandin Xhuvani etj.

Lirimi nga denimi i perjete i Aldo Bares, vrasesit serial, pas lirimit te bandes Hajmarrja per Drejtesi deshmon shnderrimin prefundimisht te regjimit aktual ne Shqiperi ne banditokraci dhe vendit ne Banditistan! sb”, shkruan Berisha.

Please follow and like us: