Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Murati tregon si është Jozefina Topalli si vjehrrë

Eva Murati është imazhi më i ri i emisioneve sportive në ekranet shqiptar, njëkohësisht ushtron profesionion e modelingut si dhe projekte të tjera artistike. Ndoshta jo të gjithë e dinë se Eva është në një lidhje dashurie të disavjeçare me Genarin, djalin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

E ftuar në emisionin e pasdites në TV Klan me Rudina Magjistrarin, Eva ka treguar për marrëdhënien e saj me Jozefinën por edhe për faktin se nuk do të gjykohet si “nusja” e saj.

evamurati

“Unë dua të flas me artin tim dhe të eci me punën time”, – thotë ajo për emisionin “Rudina”. Mirëpo, kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Ҫifti janë bashkë qysh prej moshës 16-vjeҫare, ndaj pas më shumë se 5-vjetësh, lidhja e dashurisë është konsoliduar. E pyetur për marrëdhënien me ish-kryetaren e Kuvendit, Eva tregon: “Jemi takuar shumë herët, madje qysh në fillim të lidhjes kur nuk e dinim se kjo lidhje mund të zgjaste kaq shumë. Është njeri i mrekullueshëm, është shumë e dashur, shumë e qeshur, janë njerëz shumë të hapur… Unë jam e bindur që edhe nusja e tim vëllai kur të vijë një ditë në shtëpinë tonë nuk do të ndihet aq rehat sa jam ndier unë në shtëpinë e tyre. M’i kanë bërë gjërat aq të thjeshta sa unë e kam pasur të lehtë të përshtatem”.

evamurati1

Ambiciet artistike, me vitet i janë rritur dhe konsoliduar. Edhe pse Genari, i dashuri i saj, në fillim nuk ishte gjithmonë pro pasioneve të saj, me kohën edhe ai e bëri pjesë të vetes punën dhe pasionin e Evës.

Please follow and like us: