Albspirit

Media/News/Publishing

Futbolli ka lindur në… Skoci

Prej një jete themi se futbolli ka lindur në Angli, por ndoshta e kemi patur gabim, por së fundmi vjen një lajm mjaft interesant madje sensacional. Në Skoci është gjetur rregullorja e parë e një loje të quajtur “Foot-Ball”. Bëhet fjalë për një rregullore të vitit 1984 dhe të shkruaR nga John Hope, i cili themeloi, “Foot-Ball” klubin e tij, plot 39 vjet para se të krijohej Federata angleze e futbollit. Hope që në atë kohë ishte një student në fushën e jurisprudencës, duket se meriton një vend nderi mes baballarëve të futbollit modern.

Andy Mitchell, një kërkues që po përpiqet të hedhë dritë nga dokumentet që kanë dalë në dritë pak ditë më parë në Edinpburg është i sigurt për kontributin  e tij. “Në dorëshkrimin e tij, ka 6 rregulla bazë, bëhet fjalë për një lojë që luhet duke goditur me shkelma një top, mes dy skuadrave, për një fushë dhe dy porta”.

Natyrisht në ditët e sotme duket diçka për të qeshur, por nëse kujtohet se bëhet fjalë për një rregullore që është plot 15 vjet më parë  se ajo e  Kambrixhit,  atëherë mund të kuptohet rëndësia e dokumentit të gjetur. Natyrisht që anglezëve nuk do t’ju pëlqejë, por ja që futbolli paska lindur në tokën e Braveheart, në Skoci.

Please follow and like us: