Albspirit

Media/News/Publishing

Arta Arifi: Dhe ne zgjohemi pas një tragjedie…

Shpesh mendja nuk na e perpunon te kaluarën veë si kujtim, por edhe si një varg të mundesive, pas të cilave zakonisht na lindin pyetje me: Çka nëse?…

Pasi e dimë fundin, shenjat e maparshme mund të na duken shumë ma të qarta sesa ishin në momentin kur duhej të merrnim vendime.

Ndërgjegja na detyron me i gjyku vendimet e maparshme sikur atëherë ta kishim ditë atë që dijmë sot.

Pastaj, sa ma i randë dhe i pakthyeshëm të jete fundi, aq ma e fuqishme bahet nevoja për ta imagjinu një fund tjetër. Dhe kështu ne zgjohemi pas një tragjedie, por me një dalllim të madh mes një tragjedie që nuk mund ta parashikonim dhe një tjetre për të cilën ishim paralajmëruar.

Dhe kjo më çon te një pyetje edhe më e vështirë: A na mundon ndërgjegjja për atë që kemi ba, apo për atë që e dinim se duhej ta banim, por nuk e bamë?

Fatkeqësisht, ndërgjegjja nuk reagon njësoj te të gjithë.

Disa ndiejnë faj, disa pendim, disa përpiqen te justifikojnë vendimet e tyre dhe disa nuk e pranojne pergjegjesinë.

Mospranimi i përgjegjësisë është dramë në vete, me thelb si ky:

Tragjedia ka përfundu. Konflikti i vërtetë sapo ka nis!

Dhe pas këtij akti tragjik, nuk na duhet ma pytja: a mund të ishte shmangur fundi, por a duhet të shmangim një tjeter fund tragjik të një gruaje, vajze apo nane që në këto çaste mund ta ketë pikërisht frikën e Arlindës së vrarë?

Një shtëpi.

Disa armiq.

Një e kërcënuar.

Një fëmijë.

Dhe dy metra distancë.

Paradoks.

29 tetor 2026.