Albspirit

Media/News/Publishing

Gjata: Shtyrja e seancës dhe rivlerësimi i listës së kandidatëve është antikushtetues

Juristi  Çlirim Gjata tha në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, se shtyrja e seancës parlamentare dhe procesi i një rivlerësimi të kandidatëve të vettingut, është antikushtetues.

“Kushtetuta ka shumë gropa që ja ka lënë në dorë politikës. Sipas kësaj që ndodhi i bie që faji është i Avokatit të Popullit. Por për mua është faji i politikës. Se nuk është i çmendur Avokati i Popullit që të çojë 21 kandidatë nga 27 që duhen. Kjo u bë për të fituar kohë, por Vettingu do të bëhet domosdoshmërisht.
Nga pikëpamja kushtetuese kjo që ndodhi, pra shtyrja për rishikimin e listës është antikushtetuese, sepse nuk ka një procedurë që parashikon rivlerësimin.
Pa opozitë nuk bëhet Vetingu. Këta edhe mund të gjejnë edhe mënyra të tjera. Por këtu bëhet fjalë për Kushtetutë dhe ajo është shkelur. Janë shkelur afatet”, tha Gjata.

Please follow and like us: