Albspirit

Media/News/Publishing

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për Aldo Baren. Ish-kreu i bandës së Lushnjes drejt lirimit nga burgu?

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin për dënim me burgim të përjetshëm për Aldo Baren, ish-kreun e bandës së Lushnjes.

Mësohet se Kushtetuesja ka gjetur një sërë shkeljesh në dosjen e tij, prandaj e ka rikthyer çështjen penale sërish në Gjykatën e Lartë. Bare akuzohet për disa vrasje që nga viti 1999 deri në vitin 2005.

Nuk dihet nëse ky vendim i Kushtetueses do t’i hapë rrugë lirimit nga burgu të Aldo Bares, sikundër u lirua Lul Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, apo sikundër u shpallën të pafajshëm të akuzuarit e organizatës Hakmarrja për Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur ende vendimin për dosjen e Alfred Shkurtit, i njohur me nofkën Aldo Bare.

Please follow and like us: