Albspirit

Media/News/Publishing

Murati e akuzoi se qarkullon tenderat pozitë- opozitë, reagon ashpër Fuga: Gërmo qen gërmo…

Diplomati Shaban Murati godiste sot nëpërmjet një postimi në Facebook, pedagogun Artan Fuga, i cili ka dalë në mbrojtje të çadrës së opozitës dhe Bashës. Murati thotë se për të kuptuar se si funksionon katovica në Shqipëri, mund të shohim familjen Fuga, të ish Bllokut, ku vëllezërit e së njëjtës familje punojnë për të dy kahet politike.

“Ata, që nuk e kanë kuptuar ende si funksionon Katovica në Shqipëri, mjafton të shohin sot në skenën politike të Tiranës një familje të njohur të ish-Bllokut, ku njëri vëlla i bën projekte kryeministrit të opozitës, kurse vëllai tjetër i bën projekte kryeministrit të pozitës, xhaxhai i ulet në prehër kryeministrit të opozitës, kurse nipi i ulet në prehër kryeministrit të pozitës. Paratë dhe tenderat qarkullojnë në rrugën dykalimshe pozitë-opozitë dhe përfundojnë në Bllok. Edhe Katovicën Shqipëria e ka karikaturë”, shkruan Murati.

I ashpër ka qenë reagimi i professor Fugës, i cili i është përgjigjur në disatancë dhe ka ironizuar fjalët e Muratit. Fuga thotë se nuk qarkullon tendera, nuk merr lekë, nuk paguhet nga askush, nuk ka poste publike dhe as biznese.

Reagimi i Fugës:

E bëri edhe Shaba kako-vicën e vet! Po ik or Shabë, kush merret me ty ! – i thoshin hokatarët e rrugës së Kavajës që në fakt të çon në Durrës.

U çmend edhe Shaba!

Nuk e di se kush është fare! Ishallah nuk është ai që përshëndes në rrugë, më duket si pseudonim më shumë!

Iku!

Komike!

Une tendera!

Qarkulloj tendera mes pozitës dhe opozitës!!!

Hahahaha!

Gërmo qen gërmo se taren e ngordhur do të gjesh!

Një tender po gjete, një! Jo korruptiv, por që të ekzistojë si i tillë.

Kam punuar me vite për shtetin shqiptar në borde e komisione. Pa asnjë lek.

Kam dalë në dhjetra televizione. Asnjë lek.

Shkrimet e mia i botojnë të gjitha gazetat sot. Le të dali një botues të thotë që më paguan dhe unë nuk shkruaj më.

Le të dali një student, një vetëm një, që të rrëfejë për sa mund të korruptohem unë.

Dhjetra oponenca e recenca! Nje lek një!

Biznese? Zero!

Poste admistrative? Zero!

Poste partiake?

Zero!

Kakovica e Shabës!

U mo Shabë kujton se do të merrem me ty, ti që ke ditur dhe di edhe katovicën, kakovicën, edhe katuan, por jo vetëm.

Unë bllok?

Te Islam Alla kam lindur dhe jam rritur.

Po mo po kam marrë edhe porosi nga telefoni i kuq, i bardhë, i zi për të trajtuar ca çështje ndërkombëtare duke i shpartalluar armiqtë e jashtëm, por edhe të. brendshmit, madje kam negociuar edhe midis Gorbaçovit dhe Bushit për Katovicën!

U mo Shabë më shkrive! Kush merret me ty!

Sidomos kur thua se jam ulur në pëqinë e dikujt.

Pëqi – pocaqi – thuaj!

Mirë se e përdorin, por edhe e bëjnë komik!

Po ik or Shabë se tallen ata me ty! Nëse je vërtet!

Shaba i shkretë! Pse nuk më shan ! – bërtiste ai Shaba tjetër.

Please follow and like us: